Një anketë e realizuar nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress në Facebook, me pyetjen “Kush e fiton Prishtinën në balotazh?”, ka reflektuar opinionin online të qytetarëve për dy kandidatët kryesorë.
Nga ky sondazh jozyrtar, 54.3% e pjesëmarrësve janë deklaruar në përkrahje të Përparim Ramës nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ndërsa 45.7% kanë mbështetur Hajrulla Çekun nga Lëvizja Vetëvendosje.
Anketa, e cila është lansuar të martën, vjen pas një gare tejet të ngushtë në raundin e parë.
Sipas rezultateve përfundimtare të KQZ-së për zgjedhjet e 12 tetorit, Përparim Rama mori 35,595 vota (33.71%), ndërsa Hajrulla Çeku siguroi 35,077 vota (33.21%). Diferenca mes tyre ishte vetëm 518 vota.
Raundi i dytë për kryetar të Prishtinës ndërmjet dy kandidatëve do të mbahet më 9 nëntor./kosovapress.com

