Një deklaratë e Zafir Berishës gjatë një emisioni televiziv, ku përdori termin “furragji” për qytetarët e Hasit, ka nxitur reagimin e ish-kandidatit të LDK-së për deputet, Shaban Osmanaj.
Osmanaj e cilësoi gjuhën e Berishës si “denigruese, të papranueshme dhe ofenduese jo vetëm për banorët e Hasit, por për të gjithë ata që respektojnë dinjitetin dhe vlerat njerëzore”.
“Hasjanët janë të njohur për punën, ndershmërinë dhe kontributin e tyre të jashtëzakonshëm… Përdorimi i gjuhës fyese ndaj tyre nuk përçon asnjë mesazh… përkundrazi, përçon përçarje dhe nxit paragjykime”, deklaroi Osmanaj, duke i bërë thirrje Berishës për një falje publike.
Në një kundërpërgjigje të menjëhershme, Zafir Berisha iu drejtua Osmanajt me tone dhe gjuhë fyese, duke mohuar njëkohësisht se kishte pasur qëllim të ofendonte hasjanët./lajmishqip.net

