Nëntë vite pa zbardhje: Albin Kurti kërkon drejtësi për Astrit Deharin – “Ky krim është plagë e hapur për Kosovën”

1 minute, 6 seconds Read

Sot shënohen nëntë vjet nga vdekja e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, rast i cili edhe pas kaq shumë kohësh vazhdon të mbetet i pazbardhur.

Në përvjetorin e ndarjes së tij nga jeta, kryeministri në detyrë dhe kryetari i VV-së, Albin Kurti, bëri homazhe pranë varrit të Astritit, duke theksuar nevojën urgjente për drejtësi dhe angazhim më të madh të institucioneve të drejtësisë.

e designplus-ks.com
Smart Watches
Buy Now
Headphones
Buy Now

“I bëjmë thirrje sistemit të drejtësisë të bëjë më tepër dhe të angazhohet, sepse ky krim është një plagë e hapur – jo vetëm për familjen Dehari dhe Lëvizjen Vetëvendosje, por për të gjithë popullin e Kosovës dhe Republikën tonë,” tha Kurti gjatë homazheve.

Homazhe në kujtim të Astrit Deharit bënë edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, si dhe deputetja Shqipe Mehmeti-Selimi, të cilët kërkuan që rasti të mos mbetet peng i mosveprimit institucional.

Dehari, aktivist i devotshëm i Vetëvendosjes, vdiq në nëntor të vitit 2016 në qendrën e paraburgimit në Prizren, në rrethana ende të paqarta, ndërsa familja dhe shokët e tij kanë vazhduar prej vitesh kërkesën për zbardhjen e plotë të rastit./lajmishqip.net

Publikime te ngjashme