Plagosje dhe rrëmbim në kufi: Sveçla akuza të rënda Serbisë për cënim të integritetit dhe vazhdim të destabilizimit

0 minutes, 48 seconds Read

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar ashpër pas raportimeve se xhandarmëria serbe ka plagosur, tentuar të vrasë dhe më pas ka rrëmbyer një shtetas të Republikës së Kosovës, M.V.

Sveçla ka deklaruar se Serbia po vazhdon veprimet destabilizuese ndaj Kosovës, duke cënuar hapur integritetin territorial. Ai specifikoi se ngjarja ka ndodhur në “zonën zero” të kufirit, një zonë me prani të shtuar të KFOR-it.

“Ky është një akt i përsëritur dhe i pandëshkuar. Dy vite më parë pjesëtarë të njësive speciale hynë brenda territorit tonë dhe kidnapuan tre pjesëtarë të policisë sonë, pas kësaj, ndodhi sulmi terrorist në Banjskë. Në anën tjetër është e vazhdueshme politika e terrorit dhe dhunës që ajo ushtron në vazhdimësi me figurat që nuk pajtohen me politikat agresore të Aleksandër Vuçiqit”, ka shkruar ai./lajmishqip.net

Publikime te ngjashme