Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të mbajë sot mbledhjen e radhës, e cila do të fokusohet në shpalljen dhe certifikimin e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve lokale.
Sipas njoftimit zyrtar, mbledhja do të nisë me shpalljen e rezultateve përfundimtare për zgjedhjet e kryetarëve të komunave të Prishtinës, Mamushës dhe Junikut.
Këto tri komuna nuk ishin përfshirë në shpalljen e rezultateve të mëparshme, më 25 tetor, për shkak të ankesave të dorëzuara në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), si dhe në Gjykatën Supreme.
Pas përfundimit të këtij procesi, KQZ-ja do të kalojë në certifikimin e rezultateve për 35 komuna të tjera, zgjedhjet e të cilave janë mbajtur dhe shpallur më herët gjatë muajit tetor.
Po ashtu, gjatë mbledhjes pritet të shpallen edhe rezultatet përfundimtare për 38 kuvende komunale, duke përmbyllur kështu procesin e plotë të verifikimit dhe konfirmimit të rezultateve zgjedhore në mbarë vendin.
/lajmishqip.net
