Fillon java me reshje, përfundon me diell – parashikimi i motit për ditët në vijim në Kosovë

1 minute, 0 seconds Read

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se java e ardhshme do të karakterizohet nga moti i paqëndrueshëm dhe ndryshime të shpeshta atmosferike në territorin e vendit.

Sipas IHMK-së, e hëna dhe e marta do të shënojnë periudhën me reshje, ku dita e hënë pritet të ketë shi më intensiv, ndërsa të martën reshjet do të jenë më të lehta dhe jo të përhapura në të gjithë vendin.

“Këto reshje do të jenë të mirëseardhura, pasi do të ndihmojnë në përmirësimin e kushteve hidrologjike dhe do të kenë efekt pozitiv në bujqësi,” ka njoftuar Instituti.

Në mëngjeset e javës pritet mot i freskët, me mundësi për mjegull në orët e para të ditës.
Erërat do të fryjnë herë nga veriperëndimi, herë nga juglindja, me shpejtësi të lehtë deri mesatare.

Nga e mërkura e tutje, pritet përmirësim gradual i motit. E mërkura parashikohet të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara, ndërsa e enjtja dhe e premtja do të sjellin moti kryesisht të kthjellët dhe më të ngrohtë./lajmishqip.net

Publikime te ngjashme