Sulm i përgjakshëm në trenin Doncaster–Londër: nëntë persona në gjendje të rëndë pas therjes me thikë

1 minute, 2 seconds Read

Një sulm i rëndë me thikë ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës brenda trenit që udhëtonte nga Doncasteri drejt Londrës, ku janë plagosur të paktën dhjetë udhëtarë, prej të cilëve nëntë raportohen në gjendje të rëndë.

Incidenti u raportua pak para orës 19:45, kur treni u ndal menjëherë në stacionin HuntingdonCambridgeshire, pasi pasagjerët njoftuan për panik dhe britma në vagonë.
Në vendngjarje ndërhynë menjëherë forcat e British Transport Police dhe njësitë kundër terrorizmit, të cilat tashmë kanë marrë drejtimin e hetimeve.

Dy persona të dyshuar janë arrestuar në vendngjarje, por autoritetet ende nuk kanë konfirmuar nëse incidenti lidhet me motive terroriste apo ka qenë një përleshje e rastësishme mes udhëtarëve.

Kryeministri britanik Keir Starmer e ka cilësuar ngjarjen si “të tmerrshme”, duke theksuar se autoritetet duhet të garantojnë sigurinë e plotë në transportin publik.

Për pasojë, linjat hekurudhore në verilindje të Anglisë dhe drejtim të Londrës u përballën me ndërprerje dhe vonesa të shumta.
Policia ka deklaruar se është shumë herët për të spekuluar mbi motivet apo identitetet e të përfshirëve./lajmishqip.net

Publikime te ngjashme