Meritoni e quan “Ilnisa e showbizit”, gazetarja kundërpërgjigjet: Qëndrimi im është më i madh se egoja jote

1 minute, 18 seconds Read

Gazetarja Ilnisa Agolli i është kundërpërgjigjur publikisht ish-partnerit të saj, Meriton Mjekiqi, pas një komenti thumbues të këtij të fundit gjatë premierës së filmit “ADN”. Në një intervistë, Meritoni iu referua asaj thjesht si “Ilnisa e showbizit”, duke anashkaluar mbiemrin e saj dhe duke lënë të kuptohet se lidhja e tyre nuk ishte serioze.

Romanca e çiftit, e cila ishte një ndër më të komentuarat gjatë “Big Brother VIP Albania”, vazhdon të tërheqë vëmendjen mediatike edhe pas ndarjes së tyre.

Reagimi i Ilnisës ishte i menjëhershëm dhe i prerë. Ajo ka postuar një fotografi të sajën në Instagram, të shoqëruar me një mesazh të qartë: “Qëndrimi im është më i madh se egoja jote”.

Ky postim u interpretua gjerësisht si një përgjigje direkte ndaj përpjekjes së Meritonit për të minimizuar marrëdhënien e tyre, duke dëshmuar se gazetarja nuk do të lejojë që personaliteti apo qëndrimi i saj të nënvlerësohet./lajmishqip.net

Publikime te ngjashme