Publiku i bën ‘presion’, Gjesti ‘dorëzohet’ dhe e puth Eglin në skenë – po rilind romanca e famshme?

1 minute, 16 seconds Read

Një puthje në skenë, përpara qindra fansave, ka mjaftuar për të ndezur sërish spekulimet për një nga çiftet më të përfolur të estradës, këngëtarët Gjesti dhe Egli Tako. Momenti kulminant gjatë një koncerti të Gjestit ka bërë që rrjeti të ‘shpërthejë’ me pyetjen: A janë rikthyer ata bashkë?

Gjithçka nisi kur një fanse i dhuroi këngëtarit një bluzë ku shfaqej një foto e tij me Eglin, duke rikthyer nostalgjinë për lidhjen e tyre të dikurshme. Menjëherë pas kësaj, publiku nisi të brohorasë në kor “Puth Eglin! Puth Eglin!”, duke kërkuar një gjest që të gjithë e prisnin.

View this post on Instagram

A post shared by Vip Vibes (@vip.vibes.al)

Fillimisht, Gjesti hezitoi, duke thënë me shaka se “kjo duhet me u bë me ndjenja, jo veç ashtu”, por presioni i fansave ishte i madh. I ‘dorëzuar’ para duartrokitjeve, ai iu afrua Eglit dhe e puthi në skenë, duke shkaktuar një valë emocionesh dhe brohorimash në audiencë.

Ky moment intim dhe publik ka bërë që fansat të vërshojnë me komente, duke e parë puthjen si një shenjë të qartë se dashuria mes tyre nuk është shuar. Edhe pse dyshja ende nuk ka bërë një reagim zyrtar për të konfirmuar apo mohuar thashethemet, puthja në skenë flet më shumë se fjalët, duke lënë të hapur mundësinë për një kapitull të ri në historinë e tyre të dashurisë.

Publikime te ngjashme