Pas dështimit të radhës, i 28-ti me radhë, për konstituimin e legjislativit, kandidatja e propozuar për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka adresuar mediat.
Ajo theksoi përpjekjet e vazhdueshme për të gjetur një zgjidhje, duke përfshirë edhe propozimin për votim të hapur. “Siç jeni në dijeni, më 1 maj ka filluar propozimi i kryesuesit të seancës konstituive, duke pasur parasysh dështimet e mëparshme,” deklaroi fillimisht Haxhiu.
Duke vënë në pah qëndrimin e partive të tjera, ajo shtoi: “Në asnjërën prej këtyre seancave nuk e kemi parë as minimumin e vullnetit të opozitës për të kontribuar në konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës.”