Bomba izraelite në Siri shkakton tërmet (Video)

1 minute, 16 seconds Read

Destabiliteti i Sirisë po shfrytëzohet si kurrë më parë nga Izraeli, i cili prej disa javësh po kryen sulme intensive ndaj këtij vendi.

Mediat e huaja raportojnë se së fundmi shteti hebre sulmoi disa baza ushtarake në rajonin bregdetar sirian të Tartus dhe se shpërthimi ishte aq i fuqishëm sa shkaktoi një lëvizje në shkallën Rihter. Aty ruheshin raketa tokë-tokë dhe municione të tjera, të cilat e kthyen shpërthimin në një tërmet.

Avionët luftarakë izraelitë qëlluan mbi objektiva të ndryshëm, duke përfshirë bazat e mbrojtjes ajrore dhe kampet e raketave, tha Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut.

Këto ishin sulmet më të rënda në Tartus që nga fillimi i sulmeve izraelite në 2012.

Që nga përmbysja e tiranit sirian Bashar al-Assad, Izraeli ka bombarduar disa objektiva ushtarake dhe depo armësh në Siri për të parandaluar që ato të bien në duart e rebelëve islamikë.

Këto përfshijnë fabrikat kimike të Assad-it dhe rrugët e furnizimit me armë të Iranit për organizatën terroriste Hezbollah.

Izraeli gjithashtu u zhvendos në një zonë tampon me Sirinë në lartësitë e pushtuara të Golanit.

Publikime te ngjashme