“Kosova është republikë”, konflikt verbal mes të moshuarës dhe një të riu në Novi Sad

0 minutes, 54 seconds Read

Po vazhdojnë protestat anti-qeveritare të studentëve dhe qytetarëve në Novi Sad të Serbisë.

Në një moment një burrë dhe një grua kanë pasur një konflikt verbal rreth pavarësisë së Kosovës.

Në fakt, në një video të publikuar në rrjetet sociale, një burrë shihet duke iu bërtitur protestuesve për Kosovën.

Një grua e moshuar i përgjigjet troç “Kosova është një republikë tjetër”.

Ai bëhet shumë agresiv dhe bërtet “Kosova është e imja, Kosova është e imja, Kosova është e imja”.

Theksojmë se protestat e reja shpërthyen në shtetin serb pas shembjes së strehës së jashtme prej betonit në Stacionin Hekurudhor në Novi Sad, ku për pasojë mbeten të vdekur 15 persona, ndërsa lëndime pësuan edhe disa të tjerë. /Telegrafi

Publikime te ngjashme