Ekzagjeron Berisha! Thotë se sipas sondazheve ndërkombëtare PDK është e para, e VV e treta!

0 minutes, 45 seconds Read

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha ka deklaruar se partitë në Kosovë po kthehen në votën e tyre tradicionale.

Berisha duke ju referuar siç ka thënë ai disa sondazheve ndërkombëtare, ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës aktualisht ka 29 deri 33 përqind të votave në Kosovë, Lidhja Demokratike e Kosovës ka 24 deri 26 përqind, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje ka 16 deri në 22 përqind të votave në Kosovë.

e designplus-ks.com
Smart Watches
Buy Now
Headphones
Buy Now

“Sondazhet ndërkombëtare na tregojnë se të gjitha partitë po kthehen në votën e tyre tradicionale. Ju e dini cila është baza tradicionale e partive. PDK aktualisht varion nga 29 deri 33 % të votive në Kosovë, LDK lëviz nga 24 deri 26% të votive në Kosovë, LVV e cila tash ka hyrë si parti e fortë shkon nga 16 në 22 % të votive në Kosovë”, ka thënë ai në emisionin “Info Nata” në Tëvë1.

Publikime te ngjashme