Donald Trumpi dhe partia republikane kanë agjendë ambicioze dhe gati kontrollin e Kongresit amerikan.
Trumpi ka deklaruar se do t’i befasojë të gjithë teksa po vazhdon planifikimet para inaugurimet e 20 janarit.
Ekipi i tij ka deklaruar se do të ketë urdhra të shpejtë ekzekutiv – direkt nga presidenti amerikan – në javën e parë në Zyrën Ovale.
Ekspertët e politikave dhe avokatët tashmë janë duke shkruar këto vendime si pjesë e tranzicionit të administratës.
Këto janë disa nga prioritetet e mandatit të dytë të Trumpit:
6 Janari
Trumpi nuk i ka përmendur faljet në fjalimin e tij të fitores, por kaherë ka paralajmëruar se do t’i falë ata që u dënuan për trazirat në Capitol gjatë vitit 2021.
Presidentët kanë autoritet për të falur persona të dënuar për krime federale ose edhe t’i lirojnë nga burgu.
Më shumë se 1 mijë e 500 persona janë arrestuar në lidhje me trazirat në Capitol. Më shumë se 750 prej tyre janë dënuar për krime të ndryshme.
Jack Smith
Trumpi do të përballet me sfida ligjore për veprimet e tij pas zgjedhjeve të vitit 2020 dhe një tjetër rast për dokumentet sekrete.
Prokurori i posaçëm Jack Smith është angazhuar për të mbikëqyrur hetimet ndaj Trumpit.
Trumpi ka deklaruar se shkarkimi i Jack Smith do të jetë top-prioritet.
Rusia dhe Ukraina
Gjatë fushatës, Trumpi ka thënë se mund t’i jap funde luftës mes Rusisë dhe Ukrainës “për një ditë”. Ai gjithashtu ka kritikuar përkrahjen e vazhdueshme për Ukrainën, duke thënë se lufta ka shterur burimet e SHBA-së.
Ai nuk ka dhënë detaje se si do të negocionte fundin e luftës, veçse do të ndihmonte që dy shtetet të arrinin një marrëveshje.
Trumpi pas zgjedhjeve ka folur me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky. Në këtë bisedë telefonike ka marrë pjesë edhe miliarderi Elon Musk.
Ndërkaq, Kremlini ka mohuar se Trumpi ka pasur thirrje telefonike me Vladimir Putinin, ani pse mediat kanë raportuar se presidenti amerikan e ka paralajmëruar Putinin kundër përkeqësimit të luftës në Ukrainë.