Statovci: Mjekëve specialist iu është rritur rroga për 116%, LDK s’i ka rritur kurrë sa ishte në pushtet

1 minute, 5 seconds Read

Deputetja e Listës Guxo, Jeta Statovci ka folur për vendimin e qeverisë për rritjen e pagave.

Ajo ka përmendur profesionet në të cilat gjatë qeverisjes “Kurti”, kanë pasur rritje të pagave.

“Me këto pare kur ka inflacion ekonomia tkurret nuk zgjerohet. Një mjeku specialist i është rritur rroga nga 659 në 1430, kjo nënkupton 116%.”, ka thënë ajo në Tëvë1, transmeton IndeksOnline.

“70% i është rritur mësuesve, mua nuk më duket rritje e vogël. Në qeverinë e LDK s’ka pasur as rritje të rrogave as të pensioneve”, ka deklaruar tutje ajo.

Statovci poashtu ka folur edhe për Raportin e Progresit të këtij viti, derisa e ka cilësuar si një ndër raportet më të mira të pranuara ndonjëherë nga Kosova.

“Ne shohim se ka një varg aspekte të cilat potencohen nga Raporti i Progresit e nga shumë vazhdon të cilësohet si një nga raportet më të mira ndonjëherë të marra ose të pranuara nga Kosova e cila në secilën fushë flet për progres, flet për hapa të cilat janë marrë në përmirësim të gjendjes. Nuk ka asnjë fushë në të cilën përmendet të ketë pasur regres”, ka thënë ajo në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

Publikime te ngjashme