Në Big Brother VIP Kosova, ka ndodhur puthja e parë.
Ishin Vullneti dhe Gresa të cilët shkëmbyen një puthje pasionante në buzë, duke shtangur të gjithë banorët.
E gjitha kjo, siç raportohet, ndodhi kur të dy kërkuan një çaj për grip, dhe në shkëmbim ata do të putheshin bashkë.
Si rezultat, Vëllai i Madh u solli çajin dhe puthja e tyre ndodhi.
Edhe vetë banorët, sikurse Diana dhe Arion i duartrokitën të dy për “performancën”, derisa i thanë të dyve “bravo”.
Pas kësaj, pamjet e këtij momentit ‘shpërthyen’ në rrjetet sociale, duke u shpërndarë me të madhe.
video ku u puth vullneti & gresa #bbvipks3 (new ship ) pic.twitter.com/M77s7yMx1i
— (@edonacore) October 31, 2024