Meta: “U rrëmbeva në mënyrë banditeske, ndihem më i fortë se kurrë”

1 minute, 2 seconds Read

Ilir Meta ka reaguar për herë të parë pas arrestimit me urdhër të SPAK.

Në një mesazh të shpërndarë në rrjetin re tij social Instagram, Meta shkruan ndër të tjera se u rrëmbye në mënyrë banditeske, teksa shton se ndihet më i fortë se kurrë.

“Falënderoj përzemërsisht të gjithë anëtarët e Partisë së Lirisë për mbështetjen e jashtëzakonshme që më kanë dhënë deri tani.

Po kështu nga sot lufta jonë nis një faqe të re në përballjen pa asnjë kompromis me Narkoshtetin e instaluar brutalisht.

Jam i bindur në fitoren e kauzave tona kombëtare dhe demokratike! Armiqtë e kombit tonë dhe demokracisë do u ngrijë e qeshura në buzë.

Rrëmbimi im sot në mënyrën më banditeske tregon panikun e regjimit diktatorial nga ballafaqimi me të vërtetat.

Ju siguroj se pas njohjes me vendimin e arrestimit tim ndihem më i fortë se kurrë dhe besoj edhe shumë në pafajësinë time të plotë.

Ndihem krenar që jam rrëmbyer dhunshëm nga antishqiptarët dhe shqipfolësit vetëm për patriotizmin tim dhe mbrojtjen e interesave kombëtare”, shkruhet në postimin e Metës./GazetaSinjali

Publikime te ngjashme