Thyhet “mallkimi” në Tbilisi, Shqipëria mund për herë të parë Gjeorgjinë jashtë fushe dhe rihap garën në Ligën e Kombeve (Video)

1 minute, 6 seconds Read

Shqipëria ka arritur një fitore tepër të rëndësishme në Tbilisi përballë Gjeorgjisë me rezultatin minimal 0-1, e vlefshme për Grupin B1 në Ligën e Kombeve, duke fituar kështu për herë të parë jashtë fushe përballë gjeorgjianëve.

Sfida në Tbilisi nisi me një ritëm tepër të lartë nga të dyja skuadrat, teksa Laçi dhe Tuci vunë në provë portierin Mamardashvili, teksa rastet nga kundërshtarët nuk mungonin.

https://twitter.com/Inter_Xtra/status/1845874768605565218

Gjithsesi, pjesa e dytë nisi me festë për kuqezinjtë, të cilët kaluan në avantazh me anë të Kristjan Asllanit, i cili finalizoi mjaft mirë një aksion të nisur nga Bajrami dhe Tuci.

Gjeorgjianët provuan të rrezikonin portën e Strakoshës, teksa Bajrami dhe Seferi humbën dy raste të pastra për të dyfishuar shifrat dhe për të hedhur “KO” Kvaratskhelian me shokë, por nuk arritën t’i shfrytëzonin siç duhet.

Në fund kuqezinjtë e Sylvinhos arritën ta mbronin mirë rezultatin, duke marrë tre pikë me vlera në një fushë tepër të vështirë si ajo e Tbilisit.

Kështu Shqipëria shkon në kuotën e 6 pikëve në Grupin B1, po aq sa Gjeorgjia kryesuese, me fatet e grupit që janë tepër të hapura.

Publikime te ngjashme