Cako: “Albin Kurti fiton mbi 70% të votave, shpallë referendumin për bashkim me Shqipërinë”

0 minutes, 54 seconds Read

Në një deklaratë të fundit, konspiracionisti i njohur, Alfred Cako, parashikoi një fitore të madhe për Albin Kurtin në zgjedhjet e Kosovës që do të mbahen në shkurt 2025. Sipas Cakos, Kurti do të fitojë me mbi 70% të votave.

Menjëherë pas kësaj fitoreje, Cako pretendon se Kurti do të shpallë një referendum për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, një lëvizje që do të ndryshonte rrënjësisht peizazhin politik në rajon. Cako është i njohur për teoritë e tij konspirative dhe deklarata të tilla janë bërë shpesh objekt debati publik. Megjithatë, ky parashikim i fundit për një referendum për bashkim nuk është përmendur ndonjëherë pas ardhjës në pushtet, nga kryeministri Kurti.

Design Plus Carousel Ad

Kurti nuk ka dhënë ende asnjë deklaratë të tillë dhe çështja e bashkimit mbetet një temë e ndjeshme politike, jo vetëm për Kosovën dhe Shqipërinë, por edhe për komunitetin ndërkombëtar. Deklaratën e Cakos mund ta ndiqni nga minuta e 3:40.

Publikime te ngjashme