Gazetari, Berat Buzhala, njofton se gjatë kësaj jave do ta padisë ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Buzhala përmes një shkrimi thotë se “Xhelal Kapterri, nje idiot i perdorshem i Albin Kurtit, e paska permend emnin tem ne nje takim te LVV’se ne Emerald, kinse per toka ne veri, kinse dokumentet i kane gjete ne shpi te Radojcicit”.
Gazetari thotë se kurrë tokë nuk ka pasur në veri dhe asnjëherë nuk është takuar me Milan Radoiçiq.
“Gjate javes e padis kete debill. Kurre toke nuk kam pase ne veri. Kurse me Millanin jane koordinu keta. Une kurre ne jete, as nuk kam fole, as nuk jam shkru, e as nuk e kam taku. Ate historine e gurethyesit po besoj e dini? Nese duhet jau kallxoj prape. Allo zamljake? Tyben keto lloj presionesh dhe shantazhesh te pushtetit te kapun prej LVV’se nuk ndikojne qe tash na mos me publiku bisedat e tyne me Millanin – nese na bijne ne dore. Kjo nuk ndikon qe na mos me e publiku biseden e Millanit me Mimozen lidhur me veteranet e UCK’se, e as bisedat e tyne per strujen ne veri”, shkruan Buzhala.