Sinjali ka raportuar sot për një incident që ka ndodhur në Mitrovicë, ku një person ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në rrugën “Shemsi Ahmeti”.
Sinjali mësoi se personi që mbeti i plagosur sot është Ismajl Hyseni rreth 38-vjeçar nga Vaganica e Mitrovicës, i cili mbeti i lënduar nga arma e zjarrit.
Ndërkaq, Sinjali ka mësuar edhe emrat e dy personave të dyshuar që plagosën Hysenin e që janë vëllezër, Arbnor (23) dhe Arben Hyseni (31).
38 vjeçari dyshohet se u plagos në të dyja këmbët dhe se rasti ndodhi te dyqani i autopjesëve “Besi”.
Ndërkaq, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka filluar kërkimin intensive për kapjen e të dyshuarve.
Tutje rasti është cilësuar “Vrasje e rëndë në tentativë”.
Shënim: Personat apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata./GazetaSinjali