Vokrri: Kërkesa e kryetarit të Gjilanit për shpërndarje të Kuvendit e ngutshme

1 minute, 35 seconds Read

Zëvendësministri i MAPL-së, Arbër Vokrri, e ka cilësuar të ngutshme kërkesën e kryetarit të Gjilanit, Alban Hyseni për shpërndarje të Kuvendit Komunal.

Vokrri ka deklaruar se nuk pret përgjigje pozitive.

Design Plus Carousel Ad

“Është herët për të folur për pazotësi, nuk mendoj se qëndro ajo – thjesht kanë mospajtime. E ka të drejtën që të mendojë më ndryshe sesa Kuvendi Komunal. Ka hapësirë për diskutime të mëtutjeshme dhe të gjendet zgjidhja. Në bindjen time është kërkesë paksa e ngutshme nga ana e kryetarit. Nuk pres që të ketë përgjigje pozitive, por prapë kjo mbetet në diskrecionin e zyrtarëve të administratës civile në MAPL, të cilët i marrin vendime dhe i bëjnë vlerësimet juridike. Zgjedhjet lokale janë afër, andaj nuk e di se ku mund të jetë efekti nëse ka një distancë disa mujore. Pse me shku në zgjedhje të parakohshme, kur po afrohet data e zgjedhjeve të rregullta?”, tha ai në emisionin “Info Nata” në Tëvë1.

Por, sipas tij, kërkesa për shpërndarje nuk është e kundërligjshme.

“Për aq sa jam i informuar kërkesa nuk është e kundërligjshme. Madje, edhe qytetari mundet me kërkua, por pse jo edhe kryetari shpërbërje të kuvendit komunal? Por, mandej se sa është e realizueshme kjo dhe sa e lejojnë rregullat ajo është çështje tjetër”, deklaroi Vokrri.

I pari i Gjilanit Alban Hyseni, kërkoi shpërbërjen e Kuvendit Komunal të Gjilanit me arsyen që nuk po përmbushen detyrat dhe obligimet ligjore të komunës.

Komuna e Gjilanit ka dështuar disa herë të votojë buxhetin e mbetur nga viti 2023, ngase opozita nuk ka marrë pjesë në votim, me arsyetimin se nuk votojnë diçka, përmbajtjen e së cilës nuk janë konsultuar. /teve1.info

Publikime te ngjashme