Deputeti i VV-së, Salih Zyba, ka reaguar ndaj deputetëve të LDK-së që kritikuan një deklaratë të ministrit Svecla.
Ai i është drejtuar deputetes Hykmete Bajrami, Doarsa Kica- Xhelili e Berat Rukiqi.
Zyba u ka thënë se ata nuk kanë mundur ta helmojnë ushtrinë duke i përfituar milionat kompanitë e afërta me ta.
“Hykmete, Doarsa e ti Rukiq, po edhe ju të tjerë reagues, nuk keni me mujtë me e helmu ushtrinë duke i përfitu milionat kompani të afërta me ju. Ka përfundu kjo punë”, ka shkrua Zyba.