FSK pjesë e ushtrimit fushor “Dimali 24” në Shqipëri

0 minutes, 57 seconds Read

Në stërvitjen që u mbajt në rajonin Arshi Lengo, Gjirokastër u testuan kapacitetet operacionale të Forcave të Armatosura të Shqipërisë për zhvendosjen dhe kryerjen e operacioneve luftarake mbrojtëse si dhe ndërveprimi me forcat e tjera.
Kjo stërvitje, ashtu si edhe stërvitjet e mëparshme shërben edhe për t’iu përgjigjur në kohë nevojave të brendshme, duke siguruar kontribute ushtarake modeste, por dinjitoze për misionet dhe operacionet e drejtuara nga NATO, Bashkimi Evropian, apo OKB.

Në ceremoninë e mbylljes së kësaj stërvitjeje mori pjesë Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, Gjeneralmajor Arben Kingji, Komandanti i Forcës Tokësore, Gjeneralmajor Ilir Xhebexhija, delegacioni i FSK i kryesuar nga Shefi i Shtabit të FT të FSK Kolonel Valdet Berisha, drejtori i SHPFA Gjeneralbrigade, Aleksandër Pando si dhe përfaqësues nga SHPFA dhe komandantët e reparteve vartëse të Forcës Tokësore.

Publikime te ngjashme