Kusari-Lila kritikon Sarrazinin: Ndalimi i mallrave serbe çështje e sigurisë kombëtare, jo standarde më të rënda për ne

0 minutes, 46 seconds Read

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka kritikuar në nëntekst emisarin gjerman për rajonin, Manuel Sarrazin, duke thënë se “standardet e njëjta duhet të aplikohen edhe për shtetet tjera” referuar moszbatimin e marrëveshjeve për lëvizjen e lirë në kuadër të Procesit të Berlinit nga Bosnje-Hercegovina.

“Kërkojmë që standardet e njëjta të aplikohen edhe për të, e jo standarde më të rënduara për Kosovën”, tha Kusari-Lila para gazetarëve në Kuvend të Kosovës.

Për ndalesën e mallrave serbe, Kusari-Lila tha se është çështje e sigurisë kombëtare dhe “nuk lidhen njëra me tjetrën” referuar kushteve të Manuel Sarrazin.

“Janë ndaluar për çështje sigurie…besojmë që në afatet kohore të gjejmë zgjidhje…se kur heqim masën e sigurisë ndaj Serbisë..sepse është çështje e sigurisë kombëtare”, tha Kusari-Lila.

Publikime te ngjashme