Avokati Koci ka ndarë me ndjekësit një histori emocionuese për gruan e tij, Merita, e cila ka përballuar një diagnozë të rëndë shëndetësore, raporton GazetaBlic.
Ai shkruan se, pavarësisht prognozave të këqija, me vullnet dhe mbështetje, ajo ka tejkaluar problemin dhe së fundmi ka marrë pjesë në Maratonën e Prishtinës, duke arritur një rezultat fantastik për moshën e saj.
Koci thekson se ka qenë në shërbim të gruas së tij gjatë garës dhe shprehet optimist për të ardhmen, duke njoftuar se do të vazhdojnë të marrin pjesë në maratona në të gjithë botën, përfshirë Maratonën e Bostonit.
Ai përfundon me një mesazh inkurajues për të gjithë: “Kurrë mos u dorëzoni përballë sfidave. Ne nuk jemi dorëzuar dhe po shijojmë çdo moment që jeta na ofron.”
E plotë:
Mrekullitë ndodhin! Prognoza ka qenë e keqe: nuk i kanë dhënë jetë mbi një vit.
Me vullnet, fat dhe përkrahje prej meje së pari, Merita jo vetëm që e ka tejkalu problemin shëndetësor, por sot ka marrë pjesë në Maratonën e Prishtinës, me rezultat fantastik për moshën të saj!
Në këtë maratonë, kam qenë komplet në shërbim dhe përkrahje të pjesë më të mirë të familjes!
Tash e tutje, vazhdojmë me maratonat në vende të ndryshme të botës, duke e përfshirë atë që neve na pëlqen më së shumti: Maratona e Bostonit!
P.s
Kurrë mos u dorëzoni kur keni sfida serioze në jetë.
Ne nuk jemi dorëzuar! Problemin e kemi trajtu me guxim dhe optimizëm.
Si shpërblim – po i gëzojmë të mirat që i jep jeta!