Zviceranët eksplorojnë me motoçikleta Shqipërinë, e vlerësojnë natyrën dhe klimën e vendit

1 minute, 28 seconds Read

Një grup nga Zvicra të apasionuar pas motorrave dhe natyrës zgjodhën të vizitojnë Shqipërinë. Nicolas së bashku me 10 miq nga Zvicra ndalojnë në Shqipëri për disa ditë.

“Jemi një grup i ngushtë shoqëror të apasionuar pas motorrave dhe natyrës, prandaj vendosëm të bëjmë një tur drejt Shqipërisë, për t’a eksploruar nga afër”, tha Nikolas.

Liqeni i Komanit vlerësohet si perlë për grupin Zvicerian.

“Kemi udhëtuar në Koman, ishte mahnitëse, me njerëz miqësor, sa dhe moti ishte në favorin tonë, mund ta quaj si një nga eksperiencat më të bukura të udhëtimeve të mia”, shtojnë turistët.

Pas vizitës së veriut të Shqipërisë, ata do të shkojnë në jug ku dhe do ta mbyllin rrugëtimin e tyre e të kthehen në Zvicër

“Me këtë rrugë do të largohemi nga Kukësi, e të nisemi për Pogradec, do të vizitojmë një pjesë të qyteteve të jugut, të njihemi me kulturën e tyre, për t’u kthyer në Durrës të marrim tragetin e të largohemi. Të gjithë qëndrimin tonë mund ta përmbyll me disa fjalë. Natyra brilante, njerëz miqësor, kulinari e pasur duke na lënë këtë përshtypje do të kthehemi përsëri”, shprehen ata.

Edhe Veronika ka dëshirë të ndajë disa fjalë nga eksperienca e saj në Shqipëri.

“Shqipëria qenka e bukur, vij për herë të parë këtu, kisha dëgjuar  nga kolegë dhe lexuar disa artikuj, por tani po bëj lidhjen e asaj çfarë pashë dhe atë çfarë më kanë treguar. Është rrugëtim që do ta mbaj mend gjatë”, vlerëson Veronika.

Publikime te ngjashme