Çfarë ka të çuditshme videoja më urryer në YouTube me më shumë se 20 milionë mospëlqime?

0 minutes, 54 seconds Read

YouTube prej disa vitesh nuk tregon numrin e mospëlqimeve, por prej vitesh videoja e Justin Bieber dhe Ludacris për këngën “Baby” konsiderohej si “mbajtësi” famëkeq i titullit të videos më të urryer.

Megjithatë, që nga viti 2018, gjërat kanë ndryshuar. Për ironi, videoja me më shumë mospëlqime është realizuar nga YouTube.

Klipi në fjalë quhet: “YouTube Rewind 2018: Everyone Controls Rewind”, dhe qëllimi i të cilit ishte që të përmbledhim të gjitha momentet më të rëndësishme të platformës në 2018 në një klip.

Justin Bieber – Baby/YouTube

Mirëpo, padyshim që diçka shkoi keq, sepse në vetëm një javë mori 10 milionë mospëlqime, dhe sot (siç shihet me ndihmën e disa shtesave), ka rreth 20 milionë mospëlqime.

Kryesisht komentet shkuan në drejtim të pakënaqësisë së shikuesve sepse u përfshinë tendencat që dikur ishin në modë, ndërsa u përjashtuan disa nga YouTuber-et më të njohur të atij viti.

“Nuk e pamë më butonin mospëlqim pas kësaj”, shkroi një përdorues i YouTube. /Telegrafi/

Publikime te ngjashme