Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka nderuar kujtimin e vëllait të tij të ndjerë, Enverit, në përvjetorin e ndarjes së tij nga jeta.
Përmes një mesazhi të ndjerë e plot emocion, ish-kryeministri ka theksuar se pesha e humbjeve familjare mbeti e rëndë dhe sfiduese edhe pas përfundimit të luftës çlirimtare.
“Sprovat e dhimbshme nuk u ndalën as në kohë paqeje. Shumë burra të zotë të këtij vendi u ndanë prej nesh, por kujtimi për ta mbetet i përjetshëm.
Do të të kujtojmë gjithmonë me nderim, vëlla Enver”, ka përfunduar në shkrimin e tij Haradinaj./lajmishqip.net
