Basha: “Mirëmëngjesi opozitë e ‘koordinuar’ – a jeni ende në lojë?”

0 minutes, 47 seconds Read

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka goditur opozitën me ironi në një postim të fundit në rrjetet sociale, duke u vënë në pah mungesën e tyre të veprimit dhe bashkëpunimin e dyshimtë me struktura paralele në veri të Kosovës.

“Në Kosovë, falë koordinimit tuaj, kemi pasur:  Automjete me targa të Millosheviqit,  Rrymë të papaguar, Institucione paralele,  Postën e Serbisë,  Dinarin e Serbisë,  Kontrabandë,  Rrugë ilegale,  Barrikada dhe Radojçiçin kryeministër në veri!” ka shkruar Basha, duke thumbuar opozitën.

Design Plus Carousel Ad

Sipas tij, kjo situatë na bën të besojmë se opozita ka qenë më e koordinuar me krimin e organizuar sesa me partnerët ndërkombëtarë, një akuzë e rëndë që hedh dritë mbi problemet e vazhdueshme të menaxhimit të situatës në veri të vendit. Postimi ka ngjallur reagime të shumta dhe ka rihapur debatin për rolin e opozitës në këtë krizë.

Publikime te ngjashme