Pas përplasjes verbale që patën, asamblisti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ekrem Rrahmani, i është afruar Kryetarit të Podujevës, Shpejtim Bulliqit.
Në pamjet e publikuara, menjëherë pasi Rrahmani i afrohet Bulliqit, aty shkojnë asamblistët e tjerë të cilët u hyjnë në mes për të parandaluar ndonjë konfrontim fizik.
Mirëpo, nuk dihet se çka floën mes vete pasi mikrofoni ishte i ndalur.
Paraprakisht, Rrahmani i është drejtuar disa herë Bulliqit duke e quajtur tradhtar.