Artan Hoxha publikon pamje te tmerrshme nga restoranti në Lungomare ku aksioni i RENEA-s shkaktoi panik te turistët! (video)

1 minute, 27 seconds Read

Gazetari investigativ Artan Hoxha publikoi sonte ekskluzivisht në një emision televiziv  pamjet e një aksioni të RENEA-s në Lungomare në Vlorë, paraditen e 9 gushtit. Në pamjet e publikuara duken disa efektivë të maskur, apo të veshur si civilë që futen në restoratin e hotelit, duke shkaktuar panik te turistët, ku kishte fëmijë dhe gra. Hoxha tha se kjo nuk duhet bërë kështu sot, sepse kjo ndodhte në vitet 2000.

“Është një operacion kur është kërkuar ndërhyrja e RENEA-s. Është një operacion që është bërë më 9 gusht nga forcat taktike të RENEA-s në Lungomare në Vlorë dhe fëmijët futen poshtë tavolinës. Gjithçka ndodh për 50 sekonda. Në raste të tilla ndërhyhet kur ka një person me rrezikshmëri të lartë.

Lajmi që u dha në media flet për ndërhyrjen në orën 10 të paradites, nuk u arrestua askush dhe aty ka vetëm turistë, kur këto operacione bëhen në mbrëmje. Kur RENEA i bën vetë këto operacione mundohet të shmangë përballjen me civilët. Nuk ka patur informacion të saktë. Një pjesë e këtyre efektivëve kanë qenë me të shkurtra. Njerëzit në lokal janë gra, fëmijë, familjarë. Këto operacione bëhen kur ke informacione të sakta dhe jo kur ka turistë.

Mirë u bë gjithë kjo, po për çfarë e bënë? Nëse 2-3 hoteleve në qendër të Tirënës u futesh kështu, nuk u shkon njeri me. Me aq shumë qytetarë që ndodhen aty për pushime, pasojat nuk dihen. Ky është operacion që nuk pati sukses”-tha Hoxha.

Publikime te ngjashme