Gërvalla: Kërcënimet për bllokim në pikat kufitare, dëshmi e veprimeve destabilizuese të Serbisë
Pas takimit që zhvilloi me homologun e saj turk, Hakan Fidan, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla u shpreh se miqësia me Turqinë është e bazuar në miqësi të gjatë ne aspektin ekonomik dhe se investimet turke kanë luajtur rol në zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Sipas saj këto marrëdhënie janë të forta dhe vetëm sa do të forcohen.
Gërvalla foli edhe për paralajmërimin e Serbisë për bllokimin e pikave kufitare, ku tha se kjo është dëshmi e synimeve hegjemoniste të Serbisë.
“Serbinë e shohim si një rrezik real për stabilitetin rajonal dhe kërcënimi për bllokimin sot të pikave kufitare janë dëshmi e synimeve hegjemoniste dhe veprimeve konkrete destabilizuese të Serbisë që shkojnë përtej kërcënimeve verbale”, tha ajo./KP