Të shtënat pranë konsullatës izraelite në Munih shihen si tentim për “sulm terrorist”

0 minutes, 42 seconds Read

Të shtënat me armë zjarri në afërsi të Konsullatës së Izraelit në Munih ishin përpjekje për “sulm terrorist”, thanë policia dhe prokurorët gjermanë të enjten.

Policia e vrau një austriak 18-vjeçar pasi ai kishte shtënë me armë zjarri mbi pesë oficerë të policisë në qytetin jugor të Gjermanisë. Policia gjermane tha se nuk ka të lënduar të tjerë.

e designplus-ks.com
Smart Watches
Buy Now
Headphones
Buy Now

Prokurorët thanë në një komunikatë se sulmi besohet se “lidhej me Konsullatën izraelite”.

Rreth 500 oficerë të policisë u zhvendosën në qendër të qytetit të Munihut, përfshirë forca speciale.

Sulmuesi ishte i armatosur me një pushkë të gjatë dhe me një bajonetë, sipas policisë.

Incidenti ndodhi në përvjetorin e masakrës së Munihut, kur militantët palestinezë vranë 11 izraelitë gjatë Lojërave Olimpike në vitin 1972 në Munih./GazetaSinjali

Publikime te ngjashme