Kreshnik Bekteshi nga BDI sot ka reaguar ndaj deklaratave të Arben Taravarit lidhur me debatin për gjuhën shqipe.
Ai thotë se kur është debatuar për ligjin e gjuhëve Taravari nuk ka marrë pjesë dhe se i interesonin tenderat.
“Si dëshmitar i ditës kur është diskutuar dhe miratuar ligji për gjuhën shqipe në Qeveri, sfidoj Arben Taravarin të informojë opinionin nëse ka diskutuar dhe nëse ka marrë pjesë në atë seancë.
Unë dëshmoj që JO.
As që e ka interesuar; përkundrazi, vraponte pas tenderit për ndërtimin e qendrës klinike në Shkup.
Gazetarët mund të kërkojnë stenogramet e asaj seance dhe pjesëmarrjen e ministrave për të dal e vërteta në shesh”, shkruan Bekteshi./Telegrafi/