Hamasi tha të martën se kishte shënjestruar qytetin izraelit të Tel Avivit dhe periferitë e tij me dy raketa “M90”, raporton Reuters.
Shpërthime u dëgjuan në Tel Aviv, por nuk ka raportime për viktima, raportojnë mediat izraelite.
Ky zhvillim vjen pas zotimeve për hakmarrje nga Irani dhe aleatët e tij për vrasjen e liderit politik të Hamasit.
Ndërkaq, sot Ministria e Jashtme e Iranit tha të martën se thirrjet për përmbajtje në lidhje me Izraelin nga Franca, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar “u mungon logjika politike dhe kundërshtojnë parimet e së drejtës ndërkombëtare”.
Presidenti francez Emmanuel Macron, kancelari gjerman Olaf Scholz dhe kryeministri britanik Keir Starmer lëshuan një deklaratë të përbashkët të hënën duke miratuar shtytjen e fundit nga ndërmjetësit Katari, Egjipti dhe Shtetet e Bashkuara për të ndërmjetësuar një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës.