Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka akuzuar Bashkimin Evropian se me qeveritë e mërparshme të vendit, e kanë shndërruar veriun në çerdhe të krimit, kjo për shkak të – siç thotë ai – politikave të stablokracisë në dëm të paqes.
Bajqinovci përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka reaguar pas deklaratave të zëdhënësit Peter Stano, se çështja e urës së Ibrit është problematike.
Më pas ka reaguar ish-deputeti i Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha, ku ka komentuar reagimin e Bajqinovci ndaj Stanos.
Mirëpo ish-deputeti Berisha ka thënë se gjuha e Bajqinovcit lë dilemë për çrregullimin psikiatrik të tij.
“Reagimi i Mefail Bajqinovcit në deklaratën e Zëdhënësit të Komisionit të BE-së Peter Stano dhe gjuha që e përdorën jo vetëm në këtë rastë, të lë në dilem të madhe për çrregullim psikiatrik të tij. Kush i liroj këta tipa nga Instituti Special në Shtime për me përfundu në Kuvend e Kosovës si deputet!?”, ka shkruar Berisha në Facebook.