Shqipëria ka testuar për herë të parë dronët “Bayraktar” në kushte të errësirës nga Baza Ajrore e Kuçovës.
Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë, transmeton Telegrafi.
“Detashmenti i Mjeteve Ajrore pa Pilot zhvilloi për herë të parë nga Baza Ajrore e Kuçovës fluturimet stërvitore natën nëpërmjet përdorimit të sistemit të imazheve termike dhe pajisjeve të shikimit të natës”, thuhet në njoftim.
Tutje, theksohet se “Operarorët e dronëve Bayraktar testuan aftësitë manovruese në kushtet e errësirës, me qëllim rritjen e gatishmërisë së kësaj njësie të Forcave tona të Armatosura”./Telegrafi