Kemi ardhur sot të dëgjojmë se do të rrisin pagat se pa rrogë nuk ka punë. Presim që ajo që do të thonë ministrat të nënkuptojë harmonizim të pagave nga shtatori i këtij viti, si dhe rritje shtesë të pagave vitin e ardhshëm, që do të bëhet në përputhje me Marrëveshjen e Përgjithshme Kolektive për sektorin publik, tha sot kreu i LSM-së, Sllobodan Trendafilov, para fillimit të panelit “Të gjithë së bashku për administratë publike profesionale dhe cilësore”.
Trendafilov informon se pagat në sektorin publik do të rriten për 15 për qind në katër vitet e ardhshme dhe Qeveria e re duhet të sigurojë para në buxhet.
“Nëse nuk kanë justifikime, ne punëtorët jemi lodhur me justifikimet e tyre dhe presim që ajo që do të thonë sot të jetë e vlefshme!, tha kryetari i LSM-së, Trendafilov.
Ai thotë se do ta kenë mbështetjen e tyre për Qeverinë si LSM vetëm nëse i realizojnë punët.
Ndryshe, Trendafilov thekson se si sindikata janë të gatshëm për hapa të tjerë jopopullorë./Telegrafi