Lideri suprem i Iranit kërcënon me hakmarrja të ashpër ndaj vrasësve të liderit të Hamasit! Këtë e quan “detyrë e Teheranit”

0 minutes, 35 seconds Read

Hakmarrja për vrasjen e liderit të Hamasit Ismail Haniyeh është “detyrë e Teheranit” sepse ndodhi në kryeqytetin iranian, tha të mërkurën lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei.

Sipas Reuters, Khamenei tha se Izraeli ka siguruar arsyet për “ndëshkim të ashpër” për veten.

Design Plus Carousel Ad

Izraeli nuk ka bërë ende asnjë koment për vrasjen e Haniyeh, por në një deklaratë, Hamasi e akuzoi Izraelin për sulmin.

Në deklaratën e Hamasit u tha se grupi po mban zi për Haniyeh “i cili vdiq si rezultat i një sulmi tradhtar sionist në rezidencën e tij në Teheran, pasi mori pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të ri iranian”.

Publikime te ngjashme