Lojtarët e Dinamos së Kievit refuzuan t’iu japin dorën futbollistëve serbë – VIDEO

0 minutes, 48 seconds Read

Së fundi u luajtën disa nga ndeshjet e turit të dytë kualifikues të Champions League.

Një nga ndeshjet që u prit me padurim nga tifozët ishte ajo mes Dinamos së Kievit dhe Partizanit të Beogradit.

Trajneri i skuadrës ukrainase, Oleksandër Zhovkovski tha para ndeshjes se futbollistët e ekipit të tij nuk do t’i japin dorën kundërshtarit.

Dihet që Serbia, si shtet, është një nga mbështetëset e Rusisë, ndaj për këtë arsye u pa e arsyeshme të ndërmerret ky veprim.

Në fakt, ashtu ndodhi, sikurse shihet në video.

Lojtarët e Dinamos së Kievit refuzuan t’i jepnin dorën rivalit.

Publikime te ngjashme