Sondazhi i fundit thotë se tashmë Harris e ka kaluar Trumpin!

1 minute, 58 seconds Read

Zëvendëspresidentja amerikane, Kamala Harris është në një epërsi të vogël ndaj republikanit, Donald Trump në garën presidenciale, sipas një sondazhi të ri të Reuters/Ipsos.

Në momentin e publikimit të rezultateve të sondazhit të fundit, Harris nuk kishte mbajtur ende takimin me mbështetësit në shtetin federal të Wisconsinit.

e designplus-ks.com
Smart Watches
Buy Now
Headphones
Buy Now

Harris ka mbështetje prej 44 për qind ndërsa Trump 42 për qind në mesin e votuesve të regjistruar në një sondazh kombëtar të kryer të hënën dhe të martën, i cili pason Konventën Kombëtare Republikane ku Trumpi pranoi zyrtarisht nominimin e partisë dhe Joe Biden njoftoi se ai po largohet nga gara dhe miraton kandidaturën e Kamala Harrisit.

Harris dhe Trump ishin të barabartë me 44 për qind në sondazhin e mëparshëm të 15-16 korrikut, me republikanin që kryesonte me një për qind në sondazhin e 1-2 korrikut.

Në të tre sondazhet, diferenca ishte brenda kufirit të gabimit statistikor prej tre për qind, transmeton Telegrafi.

Rezultatet e fundit të sondazhit arsyetuan se pse presidenti amerikan u largua nga gara dhe pse Harrisi e zëvendësoi atë në listë.

Rreth 56 për qind e votuesve të regjistruar u pajtuan me deklaratën se Harris, 59-vjeçare është “mendërisht e mprehtë dhe e aftë për të përballuar sfidat”, krahasuar me 49 për qind që thanë të njëjtën gjë për 78-vjeçarin Trump. Vetëm 22 për qind e votuesve e vlerësuan Bidenin në këtë mënyrë.

Biden, 81 vjeç, i dha fund garës për rizgjedhje pas një debati me Trumpin, në të cilin ai shpesh belbëzoi dhe nuk arriti të sfidonte në mënyrë agresive sulmet e Trumpit, të cilat përfshinin gënjeshtra të shumta.

Rreth 80 për qind e votuesve demokratë thanë se e shihnin Bidenin si politikanë të fort, por për Harrisin kjo për qindje shkonte në shifrat 91.

Tre të katërtat e votuesve demokratë thanë se ishin dakord me deklaratën se partia dhe votuesit tani duhet të qëndrojnë pas Harrisit, ndërsa vetëm një e katërta thanë se më shumë kandidatë duhet të konkurrojnë për emërimin e partisë.

Ndryshe, zgjedhjet presidenciale amerikane do të mbahen më 5 nëntor (e martë) të këtij viti./Telegrafi

Publikime te ngjashme