Fituesi i Big Brother VIP Albania 3, Luiz Ejlli, ka bërë debutimin në aktrim gjatë vitit të kaluar.
Ai mori pjesë në filmin “Në kuadër të dashurisë” bashkë me ish-banoren e BBVA 2, Olta Gixharin.
Artisti shkodran mori komplimente të shumta e vlerësime të mëdha për paraqitjen në atë film.
Pas kësaj, ai u përfol se do të jetë pjesë e një tjetër projekti, një seriali turk.
Megjithatë, këngëtari i njohur ka hedhur poshtë të gjitha këto aludime me anë të një postimi të shpërndarë në rrjete sociale.
“Edhe kjo me duhej, kush e mëson turqishten tani”, tha ai.
39-vjeçari theksoi: “Unë e kam thënë që nuk flas asnjë gjuhë të huaj kur hyra në Big”.
Luizi nga ana tjetër po vazhdon të korrë suksese të mëdha në muzikë./Telegrafi