Këtë muaj janë bërë një vit prej kur Qeveria e Kosovës vendosi masën e sigurisë për produktet serbe. E importi i produkteve nga Serbia ka rënë dukshëm. Deputetja Jeta Statovci ka thënë se Serbia e cila ishte vendi i parë partner i importit, aktualisht zë vendin e 14-të.
Ajo ka publikuar një grafikon i cili tregon se importet nga Serbia nga prilli 2023 deri në prill 2024, krahasuar me totalin e importeve për periudhën e njëjtë, janë 2.62%.
“Këtë muaj janë bërë 1 vit prej kur Qeveria e Kosovës vendosi masën e sigurisë për produktet serbe. Me parë, Serbia ishte vendi i parë partner i importit, kurse aktualisht zë vendin e 14-të. Importet nga Serbia nga prilli 2023 deri në prill 2024, krahasuar me totalin e importeve për periudhën e njëjtë, janë 2.62%”, ka thënë Statovci.