Gjatë muajit prill ka ndodhur një rast i rëndë në Dragash, ku ish-dhëndri dyshohet se plagosi vjehrrin.
Ish-vjehrri Kadri Qusaj ishte dërguar me plagë drejt emergjencës, teksa Omer Muhameti kishte përfunduar në pranga të policisë.
Në lidhje me këtë rast ka folur ish-gruaja e Omer Muhametit në kushte anonimiteti, duke përshkruar dhunën që ka pasur nga ish-burri.
“Gjatë martesës kam pasur vazhdimisht probleme, dhunë fizike, psiqike, nuk na shkoj kjo martesë dhe erdh fundi. Në 2020 më ka rrahur, ka ushtruar dhunë ndaj meje dhe ka ardhur babai të më marrë. Në 2020 e kam hapur rastin në polici dhunë në familje, Omeri nuk dëshironte që të divorc nga unë, e kam hapur procesin gjyqësor, ka shkuar lënda në apel deri kur ka ardhur puna te ndarja”, u shpreh ajo në emisionin Kosova Today në Klan Kosova.
“Unë kam qenë e kërcënuar prej familjes së tij, e kam ditur që vjen puna deri këtu, u kanë njeri psiqikisht jonormal, e kam ditur që mund të vjen puna deri te vrasja”.
Në Dragash është mbajtur seanca fillestare në rastin e të pandehurit Omer Muhameti, i cili akuzohet për vrasje në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.