Presidenti rus, Vladimir Putin, ka humbur më shumë se 1,200 trupa në vetëm 24 orë, duke shënuar kështu ditën më vdekjeprurëse të Rusisë në luftën e saj me Ukrainën.
Siç raportohet, rritja e numrit të viktimave vjen pasi vendet perëndimore, përfshirë SHBA-në, i dhanë Ukrainës leje për të sulmuar brenda Rusisë me armët e tyre.
Edhe Shtabi i Përgjithshëm ukrainas ka pohuar se ushtria ruse ka humbur diku rreth 1,270 trupa 24 orët e fundit, shkruan the Sun.
Gjithashtu, ushtria ukrainase ia shkatërroi rusëve edhe 14 tanke, 22 transportues të blinduar dhe 47 artileri.
E se kjo është dita më vdekjeprurëse e Rusisë e ka konfirmuar edhe Ministria britanike e Mbrojtjes, duke shtuar se numri i përgjithshëm i viktimave ruse që nga fillimi i luftës ka tejkaluar 500 mijë.
Ukraina tani ka njoftuar se ka stabilizuar vijat e frontit, pavarësisht vështirësive.
Ndryshe, së fundmi, ndërsa Rusia vazhdonte sulmet në Kharkiv, presidenti amerikan Joe Biden i dha leje Ukrainës të sulmojë brenda territorit rus me armët amerikane.
Ky vendim nuk u prit mirë nga Putini i cili kërcënoi me luftë të plotë nëse Ukraina përdor armët perëndimore për të goditur Rusinë./Telegrafi