Politikani serb Nikola Sanduloviq, i cili vazhdimisht përndiqet nga shteti serb për shkak të vizitës që i bëri varrezave të familjes Jashari në Prekaz, ka ironizuar keq me presidentin serb Aleksandar Vuçiq.
Ai ka ripostuar një urim të kongresisti amerikan, Ritchie Torres në të cilin e ka përgëzuar Kosovën për avancimin e statusit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s.
Sanduloviq me ironi, i ka bërë një përgëzim presidentit Vuciq.
“E përgëzoj Aleksandar Vuçiqin që bëri të mundur që Kosova të bëhet anëtare e asociuar e @NATO-s në asamblenë parlamentare dhe e pyes nëse Serbia u bë automatikisht pjesë e NATO-s sepse Kosova është “zemra e Serbisë”?”, ka shkruar ai.