Një rast i rëndë ka ndodhur sot në Hajvali, ku një fëmijë rreth 1-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur aksidentalisht nga një veturë.
Rasti ka ndodhur në një rrugicë të ngushtë të një lagjeje, ku shoferi dyshohet se nuk e ka parë fëmijën dhe e ka goditur me veturë.
Lajmin e ka konfirmuar për Ballkani.info, zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 13:00, kami pranuar informatën për një aksident trafiku që ka ndodhë në Hajvali. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën një person (lindur në vitin 2023). Rasti po hetohet nga njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.