Më 15 dhe 16 maj do të mbahet Samiti Rajonal i Liderëve në Kotorr të Malit të Zi.
Aty do të marrin pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër, Vuçiq.
Axhenda e plotë e samitit është publikuar në media, ku pjesëmarrës pritet të jenë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kryeministri teknik i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, Komisioni Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varheley, si dhe ndihmës sekretari amerikan i shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien.
Bëhet e ditur se përveç Kurtit, në Samit do të marrin pjesë edhe zëvendëskryeministri për Dialog, Besnik Bislimi, si dhe kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna.
Angazhimet e tij në samit do të fokusohen në integrimin ekonomik rajonal dhe mundësinë e rritjes të ofruar nga Plani i Rritjes së Ballkanit Perëndimor të BE-së, si dhe do të përforcojnë mbështetjen e fortë të Shteteve të Bashkuara për rrugën e Ballkanit Perëndimor drejt anëtarësimit në BE, thuhet tutje në komunikatë.
Ka qenë kryeministri malazez, Marko Spajiq, i cili ka paralajmëruar mbajtjen e këtij Samiti muajin e kaluar./GazetaSinjali