Kryetari i Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani, ka thënë se neni që propozon lejimin e martesave mes personave të njëjtë gjinie duhet të fshihet nga drafti i ri i Kodit Civil.
Në “Debat Plus”, ai argumentoi se një paragraf i vetëm po mbetet peng për të gjithë Kodin Civil dhe se përpjekja për të kaluar këtë nen është pjesë e një agjendeje që ai e cilësoi si “pseudoliberale” dhe “majtiste”.
“Tërë ai kod civil është bërë peng i një paragrafi, kjo është një agjendë, pseudoliberale, majtiste e popullsitë. Po tentohet të shtyhet në Kuvend dhe e cila, nuk ka fuqi me kalu. Këtu është baza irrituese”, tha ai.
“Kjo është agjendë politike nuk është kusht i demokracisë. Këshilli i Evropës është institucioni më i thirrur për të drejtat e njeriut, nëse aty nuk vendoset si kusht pse këtu”, tha Agani.